
Presidenti francez, Emmanuel Macron thotë se negociatat midis Evropës dhe Iranit do të përshpejtohen pas një telefonate me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian.
“Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore dhe i takon Iranit të ofrojë garanci të plota se qëllimet e tij janë paqësore”, shkroi udhëheqësi francez në X.
“Jam i bindur se ka një rrugëdalje nga lufta dhe për të shmangur rreziqe më të mëdha. Për ta arritur këtë, ne do të përshpejtojmë negociatat e udhëhequra nga Franca dhe partnerët e saj evropianë me Iranin”, përfundoi ai.
The Iranian President @drpezeshkian called me.
I reiterated my firm demand: Cécile Kohler and Jacques Paris must be released. Their inhumane detention is unjust. I expect them to return to France.
I also expressed my deep concern about Iran’s nuclear program.…
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) June 21, 2025
Top Channel