
Ndaj pronares së një pike këmbimi valutor në Tiranë ka nisur hetimi, pasi nuk deklaronte shumat e parave.
Në subjektin në pronësi të 72-vjeçares, sipas provave të mbledhura, rezulton se depozitoheshin para të padeklaruara nga persona të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, jashtë sistemit bankar.
Bëhet fjalës për E. K., 72 vjeçe, së cilës i janë sekuestruar rreth 500 000 euro , të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë penale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel