Kryetarja e AMA-s kujton figurat e shquara të radios dhe ekranit ndër vite: Mirënjohje për kontributin tuaj, keni qenë shkollë për ne 18/12 12:51
Parku Natyror Korab-Kallabak-Koritnik është destinacioni më i vizituar turistik në Kukës.
Me pamje alpine, ujëvarën e Topojanit, liqenin e Kallabakut dhe Shtegun e Ngjyrave, kjo zonë tërheq qindra turistë aventurierë çdo vit.
Por, për të arritur këtu nevojiten 3 deri në 4 orë ecje në këmbë, një sfidë që nuk i ndal kureshtarët që kërkojnë natyrën në gjendjen e saj më të pastër.
Por, kjo bukuri po sfidohet nga papërgjegjshmëria njerëzore. Ndërsa turistët shtohen, mbeturinat gjithashtu hidhen në mënyrë të pakontrolluar, në zemër të parkut.
Kukësi ka potencial të madh për turizëm malor, por natyra kërkon kujdes dhe përgjegjësi. Bukuria nuk mjafton, duhet edhe ndërgjegjësim.
Top Channel