
Dy vëllezër kanë rënë në pranga dhe një i tretë është shpallur n kërkim, pasi kanë kërcënuar me armë zjarri një person.
Ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Tafaj” në kryeqytet, ku një 30-vjeçar është kanosur me armë zjarri nga 3 vëllezërit, për motive të dobëta.
Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: Alfred Meta dhe Resmi Meta., dhe u shpall në kërkim shtetasi G. M., 45 vjeç .
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, me një 30-vjeçar, e kanë kanosur atë me armë zjarri.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e dy shtetasve të arrestuar, në Tufinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel