Vritet në Iran kreu i sulmit të 7 tetorit? Izraeli: Financoi masakrën e Hamasit!

21/06/2025 09:01

Saeed Izadi, kreu i divizionit të Forcës Palestineze Quds, pjese e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, ka mbetur i vrare nga një sulm izraelit qe shënjestroi me saktësi të lartë apartamentin ku ai ndodhej në qytetin iranian të Qomit.

Pohimi erdhi nga ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili shpjegoi se Izadi ishte ai që “financoi dhe armatosi Hamasin para masakrës së 7 tetorit. “Kjo është një arritje e madhe për inteligjencën dhe Forcën Ajrore izraelite. Drejtësi për vrasësit e 7 tetorit dhe pengjet.

Krahu i gjatë i Izraelit do të arrijë të gjithë armiqtë e tij”, theksoi Katz. Më herët këtë vit, ishte po ministri izraelit i mbrojtjes ai që publikoi një dokument inteligjence ku tregohej një letër nga udhëheqësit e Hamasit, Yahya Sinwar dhe Muhammad Deif, drejtuar komandantit të Forcës Quds të IRGC-së së Iranit, Esmail Qaani, të datës qershor 2021, ne te cilin kërkohej mbështetje për planet për të pushtuar Izraelin qe u vunë në jetë 7 tetorin e vitit 2023.

“Në dokument, udhëheqësit e Hamasit i kërkuan komandantit të Forcës Quds të transferonte 500 milionë dollarë për shkatërrimin e Shtetit të Izraelit”, shpjegoi Katz. Izadi “e pranoi kërkesën dhe u përgjigj se Irani, pavarësisht situatës së vështirë ekonomike dhe situatës së vështirë të popullit iranian, do të vazhdojë të financojë Hamasin, sepse lufta kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara është përparësia kryesore e regjimit iranian”, ishte pohimi i Katz.

Top Channel