
Rusia i ka thënë vazhdimisht Izraelit se Irani nuk ka ndërmend të pajiset me armë bërthamore, tha presidenti rusVladimir Putin në një intervistë me SkyNews Arabia.
Në të njëjtën intervistë, presidenti rus përsëriti, sipas agjencisë turke të lajmeve Anadolu, se Moska kundërshton përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë dhe perspektivën e Iranit për të patur armë të tilla.
Megjithatë, Rusia mbështet të drejtën e Iranit për të zhvilluar energji bërthamore për qëllime paqësore, shtoi Putin, duke theksuar se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) nuk ka gjetur prova se Teherani kërkon të ndërtojë armë bërthamore.
“Fetvaja në Iran, e cila ndalon armët bërthamore, është me rëndësi të madhe”, shtoi presidenti rus. Putin tha gjithashtu se Rusia është e gatshme të ndihmojë Iranin të zhvillojë programin e tij bërthamor civil.
Top Channel