
Turistë nga Australia, Kanadaja, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbarkuar këtë verë në Himarë, shumë prej tyre për herë të parë në Shqipëri.
“Vij nga Finlanda. Këtu erdha nga Korfuzi vendosëm të vijmë në Himarë sepse na treguan se njerëzit janë mikpritës dhe ka ushqim shumë të mirë”, tha turistja finlandeze.
“Nga Ukraina erdha me bashkëshortin. Fillimisht pak të frikësuar, por shikojmë që njerëzit janë të sjellshëm, ushqimi dhe çmimet janë shumë të mira”, u shpreh turistja ukrainase.
“Jemi nga SHBA-ja dhe jemi një grup shokësh … na pëlqen shumë bregdeti juaj dhe po e shijojmë”, u shpreh turisti amerikan.
“Hera e dytë që ndodhem në Shqipëri …Shqipëria është një version Greqie, por më e bukur. Isha pikërisht unë që solla shoqërine këtu. Uji, ushqimi dhe natyra janë mrekulli”, tha një turiste tjetër.
“Vij nga Italia dhe më besoni që Shqipëria më duket më e bukur se Italia…çdo gjë është kaq bukur”, u shpreh një turiste italiane.
“Vij nga Australia, sapo vizitova disa nga shpellat dhe plazhet e Himarës, jo shume njerëz dhe bukuri e rrallë”, tha një turiste australiane.
Në njësitë akomoduese në gjithë rivierën e jugut dhe veçanërisht në Himarë flitet për një sezon turistik të suksesshëm. Të gjitha hotelet janë plot dhe kanë mjaftueshëm rezervime për një sezon të gjatë.
Ky interes në rritje tregon se Shqipëria po bëhet një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit e huaj që kërkojnë natyrë, kulturë dhe përvojë të pastër mesdhetare pa kosto të larta.
Top Channel