
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë një përmbledhje të punëve të bëra për rehabilitimin e lagjeve të kryeqytetit, në kuadër të projektit për transformimin e lagjeve.
Sipas tij, që nga dita e parë në detyrë, është vendosur një objektiv sfidues për t’u dhënë banorëve më shumë cilësi jetese dhe urbanizim në lagjet ku jetojnë.
“Që prej ditës së parë në detyrë i vumë vetes një objektiv sfidues, atë për transformimin e 100 lagjeve të Tiranës, për t’u dhënë banorëve më shumë cilësi jetese, urbanizim dhe hijeshi. Ia dolëm të rehabilitojmë mbi 75 blloqe banimi, duke ndërhyrë jo vetëm në përmirësimin e infrastrukturës, si rrugë të asfaltuara e kanalizime, por edhe duke krijuar mjedise çlodhëse, kënde lojërash, hapësira për të moshuarit, poste parkimi për rezidentët etj.
E jo vetëm kaq, por:
– u kujdesëm për ndriçimin publik të rrugëve në qytet, duke e rritur në 97% sot, nga 31% mbulim që ishte në 2015;
– shtruam 18 km rrugë brenda blloqeve të rehabilituara të banimit;
– ndërsa, ndriçimi i qytetit kaloi në LED dhe SMART për 40,000 pika, kryesisht në rrugë dhe sheshe publike.
Të gjitha këto nuk u bënë në një ditë, por me filozofinë ‘çdo ditë nga një punë konkrete’”, shkruan Veliaj.
Top Channel