Djegia e anijes së pasagjerëve në Filipine, shkon në 35 numri i viktimave 11/09 18:03
“Lidhja e internetit e Iranit do të rikthehet në orën 20:00 sipas orës lokale”, ky ishte raportimi i medias shtetërore.
Kanë kaluar gati tre ditë që kur qeveria vendosi një mbyllje të internetit në të gjithë vendin, duke i shkëputur shumicën e 91 milionë banorëve të Iranit nga bota e jashtme.
Mediat shtetërore iraniane raportojnë tani se sulmet kibernetike që shkaktuan ndërprerjen e internetit janë zmbrapsur.
Ndërprerja e internetit në Iran është përshkruar si “më e keqja” në historinë tashmë të trazuar të kontrollit të internetit të vendit.
Top Channel