Zjarr në Sheqisht të Patosit, flakët shpërthejnë gjatë procesit të bashkimit të tubave plastikë
20/06/2025 13:57
Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në fshatin Sheqisht të Patosit.
Flakët kanë shpërthyer gjatë procesit të bashkimit të tubave plastikë, që po përdoreshin në kuadër të një investimi të Bordit të Kullimit për të marrë ujë nga kënetat e Roskovecit, me qëllim vaditjen e tokave bujqësore.
Si pasojë e temperaturave të larta dhe materialit të ndezshëm, tubat janë përfshirë nga zjarri, i cili është përhapur me shpejtësi, duke mbuluar zonën me re të dendura tymi të zi.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë tre mjete zjarrfikëse dhe një autobot, të cilët bënë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen në sipërfaqe më të gjera.
Top Channel