Ndërsa tensioni mes Izraelit dhe Iranit hyri sot në javën e dytë, Top Channel zbarkoi në frontin më të ri të konfliktit ku janë drejtuar sytë e gjithë botës, duke ndjekur nga afër përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme.

Top Channel është i pari televizion shqiptar që do të sjellë raportim LIVE nga Tel Aviv, aty ku tensioni po ndizet çdo ditë e më shumë ndaj Iranit, që kërcënon me armë bërthamore, duke bërë që e gjithë bota të kthejë sytë nga Lindja…

Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, tregon për udhëtimin e vështirë për të hyrë në Izrael nga Jordania.

Sapo kemi vulosur në doganën e Jordanisë dhe po largohemi drejt Izraelit. Ishte një udhëtim që zgjati disa orë, një udhëtim i vështirë dhe mbi të gjitha hasëm disa postblloqe nga ushtria jordaneze, që na shihte me dyshim dhe na pyesnin herë pas herë, përse shkojmë në Izrael. Tani jemi shumë pranë hyrjes në Izrael. Pas meje, ka dhe qytetarë të tjerë që presin të hyjnë nga Jordania në Izrael, duke se kjo pikë funksionon, doganat e tjera jo…

Tani kaluam kufirin, ndodhemi në territorin e Izraelit, jemi në pritje për të avancuar drejt Izraelit. Hyrja ishte e vështirë pasi autoritetet kërkuan shumë procedura. Ekipi ynë i xhirimit mund të nisë tashmë zyrtarisht mbulimin e luftës Izrael – Iran”.

Top Channel