Sulmi iranian në Izrael, 17 të plagosur, mes tyre edhe të mitur

20/06/2025 16:13

Të paktën 17 persona u plagosën në Izrael të premten pas një sulmi me raketa nga Irani.

Të paktën 3 prej tyre u plagosën rëndë, përfshirë një djalë 16-vjeçar, i cili u godit nga shrapnel (armë), thanë autoritetet lokale.

Pamjet e publikuara nga spitali Rambam i Izraelit treguan ndihmësit mjekësorë që transportonin një person të plagosur në barelë, në oborrin e institucionit shëndetësor në qytetin portual të Haifës.

Shërbimet e emergjencës u thanë banorëve se mund të largoheshin nga “hapësirat e mbrojtura” në qytet, duke treguar se kërcënimi i raketave iraniane deri më tani kishte kaluar.

 

 

Top Channel