Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet që çon në det lumi Shkumbin
07/04 16:28
Një stuhi e pazakontë me reshje të dendura shiu dhe breshër ka përfshirë pak pas mesditës së kësaj të premteje zonën e Belshit dhe të Peqinit.
Korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku ka siguruar pamje ku shihen reshjet e dendura të breshrit duke vështirësuar qarkullimin normal të automjeteve.
Raportohet se kjo situatë e motit dhe era e fortë ka sjellë vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Mësohet se për shkak të stuhisë, rrugët kryesore në këtë zonë janë thuajse të paralizuara.
Polica këshillon qytetarët për të bërë kujdes.
Top Channel