
20/06 22:26
Kreu i Partisë Socialiste ka ndarë një video nga takimi në atë që tashmë quhet “Akademia Politike”, me deputetët e rinj të PS të cilët do ulën në karriget e Kuvendin e ri.
Edi Rama ka zgjedhur që në rrjetet sociale të ndaje një moment nga fjalimi i tij, një këshillë që iu ka dhënë deputetëve të rinj.
“Tani duhet me të njëjtin seriozitet ta meritoni çdo ditë këtë gjë, se nuk është një gjë që meritohet vetëm një herë, duhet çdo ditë. Nuk është si ato dekoratat që i merr një herë, por çdo ditë duhet të jesh i nevojshëm dhe i vlefshëm, dhe i dobishëm”, ka thënë kreu i qeverisë.
Top Channel