“Rusia nuk kërkon kapitullimin e Ukrainës”, Putin: Kievi duhet të njohë realitetin!

20/06/2025 18:38

Presidenti Vladimir Putin tha sot se Rusia nuk po kërkon kapitullimin e Ukrainës.

Sipas tij Moska dëshiron që Kievi ta njohë realitetin e situatës në fushën e betejës.

Putin, duke folur në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, tha se “Ne nuk po kërkojmë kapitullimin e Ukrainës. Ne këmbëngulim të njohim realitetin që është zhvilluar në terren.

Prej tre vitesh Ukraina dhe Rusia vijojnë të jenë në luftë me njëra-tjetrën.

Top Channel