Punonjësi i policisë bashkiake dhunoi një qytetar, reagon policia e Beratit

20/06/2025 13:20
Foto Ilustruese

Pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje në rrjetet sociale ku shihet një punonjës policie duke goditur një qytetar, ka reaguar policia e Beratit.

Policia thotë se u kryen hetimet e nevojshme në lidhje me rastin dhe në përfundim të tyre, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 36 vjeç dhe për punonjësin e Policisë Bashkiake, shtetasin Q. N., 54 vjeç.

Dyshohet se si pasojë e mosmarrëveshjes në lidhje me një masë administrative, ata kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin.

Top Channel