Përmbyset makina në Tepelenë, plagoset shoferi! Pamje nga vendi i ngjarjes

20/06/2025 22:27

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit Këlcyrë, ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit është lënduar.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet makina e përmbysur dhe shoferi që qëndron jashtë i lënduar.

Sipas informacioneve të deritanishme, policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet që ambulanca të mbërrijë në vendin e ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë të lënduarit.

Top Channel