Kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, ja si do të jetë moti këtë të premte

20/06/2025 07:31

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites, më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje.

Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës, ndërsa në lindje e juglindje hera –herës reshje me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Në mbrëmje pritet ndërperje graduale e tyre.

Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s.
Valëzimi ne det do të jetë 1- 2 ballë.

Top Channel