I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet 21-vjeçari në Mat

20/06/2025 09:41

Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës.

Të riut me iniciale L. D., i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim L.D., 21 vjeç, banues në Burrel. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel