15-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe aksidentohet, plagosen edhe dy të mitur që ishin pasagjerë
20/06/2025 22:09
Një aksident me pasojë plagosjen e 3 të miturve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin “Fier-Ballsh”.
Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, në fshatin Plyg, një shtetas 15 vjeç, banues në Mbyet, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët 13 vjeç dhe 14 vjeç, banues në Mbyet, si dhe vet drejtuesi i mjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Sipas burimeve policore, dy pasagjerët e mitur, 13 dhe 14 vjeç, kanë marrë lëndime më të rënda dhe ndodhen në sallën e operacionit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Top Channel