Brad Pitt pati një moment të sikletshëm në tapetin e kuq me të dashurën e tij, Ines de Ramon.

Ylli i Hollivudit mori pjesë në premierën botërore të filmit “F1” në New York me të dashurën e tij dhe videot e paraqitjes së tyre u publikuan në rrjetet sociale.

Më konkretisht, një klip i shkurtër i postuar në Twitter tregon të dashurën e Brad Pitt duke u përpjekur ta puthë aktorin ndërsa janë në tapetin e kuq. Megjithatë, ai nuk duket se përgjigjet dhe në vend që t’i afrohet, kthen kokën për të folur me një grua tjetër. Siç pritej, videoja u bë virale në internet.

Shikoni videon

Shumë raportuan se Brad Pitt reagoi sikur partnerja e tij të ishte një e panjohur për të, ndërsa të tjerë komentuan se në çdo paraqitje publike, aktori duket se e shmang atë. Megjithatë, pamjet e tyre të përbashkëta nga premiera tregojnë çiftin duke u përqafuar dhe duke pozuar për kamerën.

Të dy filluan të dilnin në fund të vitit 2022. Pak kohë më parë, në deklaratat e tij, Brad Pitt tha se ishte “në një gjendje të mrekullueshme në jetën e tij personale”, ndërsa në dhjetor 2024 divorci i tij nga Angelina Jolie u finalizua.

Top Channel