
19/06 22:58
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka dënuar sulmet ndaj institucioneve shëndetësore pas tensioneve të vazhdueshme midis Iranit dhe Izraelit.
“Raportet mbi sulmet ndaj shëndetit deri më tani janë të tmerrshme“, shkruan Tedros Adhanom Ghebreyesus në një postim në X.
Tedros i referohet sulmit të këtij mëngjesi në Qendrën Mjekësore Soroka në Izrael, si dhe vdekjet e raportuara të punonjësve shëndetësorë të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane në Teheran.
“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mbrojnë institucionet shëndetësore, personelin shëndetësor dhe pacientët në çdo kohë. Ilaçi më i mirë është paqja“, thekson drejtori i OBSH-së.
Top Channel