
“Strategjia e Hamasit është e ngritur mbi propagandë dhe gënjeshtra”, shprehet gjenerali izraelit Amir Aviv për Top Story në Top Channel.
Ai u pyet nga Grdia Duma për luftën në Gaza, ku tha se ‘Izraeli do të arrijë objektivat dhe se po bën gjënë e duhur’.
Si arrin Hamasi ta prodhojë këtë propagandë? Njerëzit duan të dinë nëse është propagandë, si është ndërtuar kjo propagandë?
Aviv: E gjithë strategjia e Hamasit është e ngritur mbi propagandë, mbi gënjeshtra, janë të mirë në krijimin e narrative dhe inskenimeve të rreme. Për Izraelin është e rëndësishme që ne të luftojmë në mënyrë sa më njerëzore, asnjë ushtri në botë nuk mund të minimizuar viktimat civile aq sa ne. Izraeli është përpjekur të minimizojë vdekjet, dëmet. Hamasi vepron shumë afër civilëve, afër shkollave kopshteve, spitaleve, ata i përdorin njerëzit si mburoja, ne po bëjmë një akt human dhe gjënë e duhur. Izraeli në Gaza do të arrijë objektivat e luftës dhe do të çlirojmë të gjithë pengjet, kemi ende 53 pengje që mbahen nën tunele.
Nëse Irani kalon vijën e kuqe dhe ju godisni, a mendoni se Izraeli do e dedektojë në kohë dhe do të reagojë? A rrezikohet një përshkallëzim rajonal?
Aviv: Irani për pak do ta kalonte vijën e kuqe duke krijuar bomba bërthamore dhe ndaj ne sulmuam, izraelit po sulmon në mënyrë të vazhdueshme, dominon hapësirën e Iranit dhe po shkatërron aftësitë e tyre. Ka dy pyetje, a do të bëhet pjesë e luftës SHBA dhe a do të rrëzohet regjimi.
Jemi në një pozicion që mund ta rrezojmë këtë regjim, të lirohet populli Iranin. 80% e tyre janë kundër regjimit.
Top Channel