Miliarderi Elon Musk reagoi në mënyrë lakonike ndaj shpërthimit të një rakete SpaceX gjatë provave të lëshimit të mërkurën në mbrëmje (18/06) në Teksas.

Pronari i SpaceX duket se bëri shaka në lidhje me testin e dështuar, duke shkruar “Vetëm një gërvishtje” në Twitter, pasi anija kozmike pësoi një “anomali serioze” dhe shpërtheu në flakë, duke shkatërruar një tjetër provë për kompaninë e udhëtimeve hapësinore.

Ndërsa SpaceX shpreson që Starship një ditë do të transportojë njerëz në Hënë dhe Mars, fluturimet provë në maj, mars dhe janar përfunduan me dështime. Programi Starship, projekti kryesor i SpaceX dhe raketa e saj më e fuqishme deri më sot, është gjithashtu jetik për programin Artemis të NASA-s.

Ndërkohë, SpaceX ia atribuoi shpërthimin një “anomalie serioze” të përjetuar nga raketa pak para fluturimit të saj provë.

Testet statike të ndezjes janë një fazë kritike përpara se të lëshohet një raketë. Gjatë këtyre testeve, motorët ndizen ndërsa mjeti mbetet i lidhur me platformën, pa ndonjë ngritje të planifikuar. Testi i djeshëm ishte planifikuar, por raketa pësoi defekt dhe shpërtheu.

Pavarësisht pengesave, SpaceX vazhdon strategjinë e saj agresive të zhvillimit për këtë model të veçantë rakete, duke përdorur testime të përsëritura për të identifikuar dhe zgjidhur problemet teknike në kushtet e fluturimit. Kompania thekson vazhdimisht se këto aksidente janë pjesë e procesit dhe filozofisë së saj për inovacion.

Top Channel