
Rinumërimi i votave në Tiranë ka zbuluar edhe trafikimin e fletëve të votimit brenda lsitës preferenciale të kandidatëve.
Në listën e Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, pretendonte se shumë vota të tij kishin kaluar te kandidatët e tjerë.
Por ajo që doli nga 107 kutitë e para ishte fakti që Alimehmetit i mungojnë vetëm 4 vota nga 11 maji.
Ndërkohë që rivalja e tij për të hyrë në listën fituese, Jorida Tabaku ka një mungesë prej 11 votash, të cilat do t’i shtohen pas rinumërimit.
Deputeti i cili duket se i është dhënë “një dorë” nga numëruesit është Petrit Gjorgji, i cili në 107 kutitë e numëruara ka 32 vota më shumë në procesverbal se sa në kutinë e votimit. Edit Harxhi ka pasur 14 vota më shumë, ndërsa Petrit Gjoni 13 vota më shumë.
Sa i përket Partisë Socialiste, kandidatja për deputete Kejsi Elezi rezulton me 52 vota më shumë në procesverbalë se sa kishte në kutinë e votimit, ndërsa Fatmir Xhafaj ka 23 vota më shumë.
Në listën e hapur të PS-së, në garë deri në fund ishin Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka. Por rinumërimi deri tani, duket se nuk e ndryshon faktin që Xhaçka vijon të mbajë mandatin e deputetes.
Ish-ministrja ka marrë vetëm 9 votë më shumë në procesverbal nga sa kishte në kuti, ndërsa Gjylametit i mungojnë 6 vota.
Top Channel