
19/06 16:03
Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksione, Ledio Braho, në një deklaratë për mediat është shprehur se gjatë procesit të rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës dhe disa qarqe të tjera, janë evidentuar kryesisht gabime njerëzore.
Ai tha se stafi i KQZ po numëron votat dhe se kur votat kanë qenë të diskutueshme, KAS ka vendosur.
“Deri tani janë numëruar 85 kuti, për ato fletë të konsultuara me KAS, nuk mund t’i quash as gabime, janë çështje subjektiviteti të grupeve të numërimit. Nëse në vijim do të ketë tjetërsime votash masive nga i njëjti grup numërimi, nuk mund të themi më që janë gabime njerëzore, por deri tani nuk ka pasur parregullsi”, tha ai.
Top Channel