
Në Lushnje prej disa ditësh ka nisur fushata e korrjes së grurit në një nga zonat që zë përqindjen më të madhe të prodhimit të brendshëm.
Këtë vit sipas prodhuesve gruri ka rendiment të mirë ku arrin 6 kujtal për dylym, dhe rreze te larte për miell, ndryshe nga vitet e tjera. Por ajo që mbetet problem për prodhuesit është çmimi dhe kërkesa e ulët nga pikat e grumbullimit.
“Kam mbjellë rreth 50 hektar drithëra (Grurë-misër) dhe unë nuk mund të përfitoj asnjë nga skemat e subvencioneve. Tani po e korr grurin por nuk po di ku ta shes pasi pikat e grumbullimit as nuk na kanë dhënë çmim dhe as nuk na kanë thënë për ta dërguar në to”, u shpreh fermeri Dritan Gjoni.
Dritan Gjoni shprehet se prodhimin e tyre e konkurron gruri i huaj, por nga ana tjetër këta fermerë nuk kanë as mbështetje.
“Njerëzit ikin nga padrejtësia që u bëhet, pasi punë ka plote por ju bëhet padrejtësi. Të gjitha lekët që jepen për subvencione nuk arrijnë t’i marrin ata qe punojnë”, shton fermeri.
Të ndodhur përpara kësaj situate, sipërfaqet e grurit çdo vit po vinë duke u tkurrur dhe tokat po mbeten djerrë.
Top Channel