‘Po kaloni vijën e kuqe’/ Irani i përgjigjet Trumpit: Jemi gati si për luftë ashtu edhe për dialog, ju po nxisni terroristët
Gjenerali izraelit Amir Avivi në një lidhje të drejtpërdrejtë, ekskluzivisht për “Top Story” në Top Channel tha se rreziku i regjimit të Teheranit kërcënon edhe Europën.
I pyetur nga moderatorja Grida Duma se pse Izraeli vendosi pikërisht tani të sulmonte Iranin, gjenerali tha se sulmi është planifikuar 6 muaj më parë, pasi Irani po përshpejtonte prodhimin e armëve bërthamore.
Grida Duma: Më lejoni të jem në kohë reale me kronologjinë e ngjarjeve. Brenda dy javëve të ardhshme Trump jep përgjigjen… para se t’ju pyes për qëndrimin amerikan, pse Izraeli vendosi ta godasë tani Iranin?
Gjenerali Amir Avivi: Irani e ka zgjeruar këtë program bërthamor për shumë vite me ritëm të ngadaltë. Është mbështetur te strategjitë dhe komunikimi me satelitet. Pasi Izraeli shkatërroi këto satelitë, Irani u bë i cenueshëm dhe kur u shkatërrua veriu, Irani lëvizi me shpejtësi dy objektiva. 9 armë bërthamore dhe 300 raketa balistike. Këto armë nuk janë krijuar vetëm Izraelin por edhe Europën. Kërcënimi global nuk është vetëm për Izraelin.
Duma: Janë ata që ecën me shpejt që nga ’90, nuk jeni ju që po godisni taktikisht.
Avivi: Pas dobësimit të satelitëve Irani po përshpejtonte dhe ushtria e Izraelit u bë gati për të sulmuar zonat ku krijoheshin armët bërthamore. I dhamë kohë presidentit Trump të negocionte. Pas 60 ditëve Izraeli përdori teknologjinë e fjalës së fundit që janë përtej imagjinatës. Izraeli do ketë përplasi ndaj të gjithave të tjera.
Top Channel