
Prokuroria e Lezhës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale nr. 332 të vitit 2024, në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit, ku janë marrë të pandehur 3 persona.
Njoftimi
Prokuroria Lezhë ka dërguar për gjykim në gjykatë çështjen penale nr.332 të vitit 2024 në ngarkim të pandehurve:
Armel Nikdukaj akuzuar për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” parashikuar nga nenet 283/2 i Kodit Penal, 284/2 i Kodit Penal dhe 137/2 të Kodit Penal.
Elvis Spellzaj akuzuar për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike” “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” parashikuar nga nenet 283/2 i Kodit Penal, 284/2 i Kodit Penal dhe 137/2 të Kodit Penal.
Armando Ndreca akuzuar për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” parashikuar nga nenet 283/2 i Kodit Penal, 284/2 i Kodit Penal dhe 137/2 i Kodit Penal.
Gjyqtari i seancës paraprake për shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë është caktuar Lirim Bulica.
Top Channel