Macron thirrje Izraelit për naftën! Frikë për ngushticën e Hormuzit, kalojnë 3 mijë anije në muaj dhe mund të tronditin tregun

18/06/2025 21:57

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Izraelit të shmangë goditjet në Iran që lidhen me objektiva ushtarake apo bërthamore, me qëllim për të mos përshkallëzuar tensionet që kërcënojnë sigurinë energjetike të Europës.

Ekspertët paralajmërojnë se përshkallëzimi i konfliktit mund të çojë në bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, rrugë kyçe për kalimin e mbi 3 mijë anijeve në muaj dhe 40% të tregut botëror të naftës. Një bllokadë do të ndikonte rëndë në çmimet e energjisë në Europë, sidomos në Itali, ku tashmë është regjistruar një rritje e çmimeve të naftës dhe gazit.

Operacioni detar i BE-së, “Aspides”, është aktiv në zonë për të siguruar lirinë e lundrimit dhe për të parandaluar sulmet ndaj anijeve tregtare, në bashkëpunim me misione dhe nisma të tjera ndërkombëtare.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një pikë kritike për javët dhe muajt në vijim, si për tregtinë globale, ashtu edhe për stabilitetin ekonomik të Europës.

Top Channel