Foto/ Lamine Yamal dhe modelja 12 vite më e madhe mbushin faqet e para të revistave në Spanjë, fansat i zbulojnë adresën në “OnlyFans”

18/06/2025 17:47

Lamine Yamal, talenti 17-vjeçar i Barcelonës dhe një nga pretendentët kryesorë për Topin e Artë, po shkakton zhurmë jo vetëm me lojën e tij në fushë, por edhe me shoqërinë jashtë saj.

Yamal është fotografuar duke shijuar pushimet në ishullin Pantelleria në jug të Siçilisë, në shoqërinë e influencueses së njohur, Fati Vazquez, e cila është plot 12 vjet më e madhe se ai.

Fotot e tyre të përbashkëta, ku Yamal shihet duke hipur në motor uji dhe duke kaluar momente të gëzuara buzë detit me Fatin, kanë mbushur faqet e para të revistave spanjolle dhe janë bërë virale në rrjetet sociale. Postimet e përbashkëta në Instagram dhe TikTok kanë ndezur spekulime për marrëdhënien mes tyre, edhe pse influencuesi i thashethemeve Javi De Hoyos ka sqaruar se Yamal i ka thënë se nuk ka asnjë lidhje romantike.

Ndërkohë, fansat e kanë zbuluar se Fati Vazquez, e cila ka mbi 440,000 ndjekës në Instagram dhe mbi 320,000 në TikTok, ka edhe një adresë aktive në platformën OnlyFans, ku ndan përmbajtje ekskluzive. Kjo ka shtuar edhe më shumë interesin dhe kuriozitetin rreth jetës së influencueses.

Fati, me origjinë nga Galicia në Spanjë, është diplomuar në asistencë fluturimi dhe tani përballet me një valë kërcënimesh të rënda në rrjetet sociale pas përhapjes së lajmeve për lidhjen e saj me yllin e Barcelonës.

Ajo ka reaguar me një mesazh të fuqishëm: “Është e trishtueshme të shohësh njerëz që kanë një errësirë të tillë brenda sa i dëshirojnë vdekjen dikujt që as nuk e njohin. Ajo që të tjerët projektojnë, flet më shumë për ta sesa për mua. Unë zgjedh të jetoj me qëllimin për të vazhduar të rritem dhe për ta rrethuar veten me dritë.”

De Hoyos pohoi gjithashtu se Lamine nuk ka shkuar vetëm në këtë udhëtim, por së bashku me shokë të tjerë të ekipit të Barcelonës. Sipas tij, Fati mund të ketë një lidhje me një tjetër lojtar ose të jetë thjesht mikeshë e ndonjë anëtari të skuadrës.

Pas një sezoni të shkëlqyer në fushë dhe pushimeve verore që po tërheqin vëmendje të madhe, Lamine Yamal vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur të momentit, jo vetëm për talentin e tij në futboll, por edhe për jetën private që po ngjall interes dhe polemika.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel