Evakuimi i pesë shqiptarëve nga Izraeli, reagon ministri Hasani: Tre prej tyre kanë mbërritur në Tiranë!

18/06/2025 12:54

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar pas evakuimit të pesë shqiptarëve nga Izraeli.

Ai bën me dije se shtetasit tanë kanë mbërritur shëndoshë e mirë në orët e para të mëngjesit në Athinë.

Tre prej tyre kanë vazhduar rrugën dhe gjenden në Tiranë, njëri kthehet sonte në Shqipëri, ndërsa personi i pesë është banues në Greqi dhe do të qëndrojë atje.

MEPJ përmes ambasadave të saj ka ndjekur me vëmendje në çdo etapë evakuimin e 5 shqiptarëve nga Izraeli, të cilët kanë mbërritur shëndosh e mirë në orët e para të mëngjesit në Athinë. 3 prej tyre kanë vazhduar rrugën dhe gjenden tashmë në Tiranë; njëri kthehet sonte në mbrëmje në Shqipëri; ndërsa personi i pestë është rezident në Greqi dhe do të qëndrojë në vendin fqinj“, shprehet Hasani.

Top Channel