Pasi caktoi trupën gjyqësore, Gjykata e Lartë ka caktuar edhe datën kur do të zhvillohet seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. 

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se në datë 8 korrik në Gjykatën e lartë do të zhvillohet seanca për Erion Veliajn dhe Elman Abulen. Ata kërkojnë ndryshim të masave të sigurimit.

Ora kur do të zhvillohet seanca në dhomë këshillimi është në 12:00. Gjyqtarët do të shqyrtojnë argumentet e dhëna nga mbrojta e Veliajt dhe po ashtu edhe mbrojta e Abules më pas edhe argumentat e SPAK pse nuk duhet të ndryshojnë masat e sigurimit.

Në fund gjykata e lartë do të thotë fjalën e fundit nëse Veliaj do të qëndrojë në qeli apo do të fitojë lirinë.

Top Channel