
SPAK ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme GJKKO informacionin periodik dy mujor që lidhet me masën e sigurisë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Erion Veliaj.
Sipas avokatëve të kryebashkiakut ky veprim përbën pjesë të rutinës procedurale të ndjekur nga prokuroria në raste të tilla dhe nuk lidhet me ndonjë kërkesë nga ana e Veliaj për ndryshim apo zbutje të masës së sigurisë.
“Në informacionin e dërguar nga organi i akuzës ditën e sotme pranë GJKKO janë fakte tashme të bëra publike më parë se kryebashkiaku po hetohet për përdorimin e telefonit celular të një prej punonjësve të policisë së burgjeve për të komunikuar me familjarët e tij gjatë kohës që transportohej për në Gjykatën e Posaçme të Apelit”, deklarojnë avokatët e Veliajt.
Gjithashtu ata bëjnë të ditur se informacioni i dërguar ka të bëj edhe me hetimin e bërë publik edhe në lidhje me një apartament në pronësi të shoqërisë Agikons. Avokatët e kryetarit të bashkisë Tiranë kanë bërë me dije se as Erion Veliaj dhe as znj. Ajola Xoxa nuk janë pronarë të kësaj pasurie të sekuestruar dhe nuk kanë asnjë lidhje pasurore apo ligjore me subjektin tregtar “A.K.” shpk, e as me pasurinë që është objekt i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”.
“Vendimi i sekuestros për këtë apartament është ankimuar pranë Gjykatës së Posacme të Apelit nga shoqëria Agikons shpk, e cila është dhe pronare e këtij apartamenti”.
Top Channel