
Sot gjatë mesditës kodra e Krastës në Elbasan është përfshirë nga flakët.
Një zjarr përfshiu Kodër Krastën në Elbasan mesditën e së martës. Me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikëses, të ndihmuara nga era dhe temperaturat e larta, flakët u përhapën me shpejtësi.
4 mjete zjarrfikëse dhe rreth 20 efektivë vunë nën kontroll flakët pas rreth 2 orësh, ndërsa ende po punojnë për fikjen e zjarrit.
E konsideruar mushkëria e gjelbër e Elbasanit, vit pas viti pyjet me pisha të Krastës po dëmtohen rëndë nga zjarret e pothuaj çdo vere. Qindra pemë pishe janë djegur nga zjarret masive që e kanë përfshirë kodrën në juglindje të Elbasanit në vitin 2017, 2019, 2020 dhe 2022. Fushatat e herë pas hershme të pyllëzimeve nuk kanë mundur të rikuperojnë dëmin e shkaktuar nga zjarret.
Shumica e zjarreve të identifikuara në Krastë të Elbasanit kanë qenë të qëllimshme, por nuk kanë munguar edhe rastet e pakujdesive për shkak të cigareve të ndezura, apo qirinjve që shpesh besimtarët vendosin në të ashtuquajturin “vendi i mirë” në Kodër Krastë.
Top Channel