
Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei-n, ndodhet në një pozicion të vështirë pas pesë ditësh bombardime të pandërprera, ndoshta ai duhet të mendojë edhe për një strategji tërheqjeje për të ruajtur pushtetin.
Të vetëdijshëm se nuk mund të përballojnë gjatë një konflikt të drejtpërdrejtë me ushtrinë izraelite, ajatollahët kanë dërguar një apel të fshehtë, që sipas burimeve përshkruhet si i dëshpërim drejt Katarit, Arabisë Saudite dhe Omanit: Bëni presion mbi Donald Trump që të përdorë ndikimin e tij ndaj Izraelit dhe të bindë qeverinë Netanyahu për një armëpushim të menjëhershëm.
Në këmbim, Irani do të ishte i gatshëm të tregojë fleksibilitet në negociatat bërthamore. Që mund të nënkuptojë të tërhiqet nga pasurimi i uraniumit. Kështu raportoi Wall Street Journal dhe e konfirmojnë për Corriere burime diplomatike që kërkojnë të mbeten anonime.
“Është e qartë se iranianët ndodhen në vështirësi serioze. Nuk është thjesht çështje raketash; ajo që i tmerron është të kuptuarit se ndoshta agjentët e shërbimeve sekrete izraelite janë ulur në të njëjtën tavolinë me ta. Midis shkatërrimit dhe infiltrimeve, mbijetesa e diktaturës është vënë në pikëpyetje”, shprehen ata.
Të tronditur dhe të hutuar nga kjo luftë që mendonin se do ta shmangnin, klerikët islamikë lëshojnë kërcënime nëpërmjet mediave, si: “Do të hakmerremi!”, por në heshtjen mbytëse të bunkerëve të tyre, hartojnë strategjinë e negociatave.
“Po nxjerrin përpara figurat më të moderuara për të dërguar sinjale ndaj Trump. Mesazhe që duken më pak të paqarta se ato të mëparshmet në tryezën e bisedimeve në Oman dhe Romë, nuk është më koha për lojëra të trefishta”, thonë burimet.
Sipas ekspertëve iranianë, duket se udhëheqja është e bindur se as Izraeli nuk mund të përballojë një konflikt të ri pa fund, dhe për këtë
Arash Aziz, një shkrimtar iranian që jeton në SHBA, ka treguar më herët se në thelb ajatollahu, Ali Khamenei nuk ka dashur kurrë një luftë të vërtetë. Ai ka luajtur gjithmonë buzë kufijve të konflikteve, por ka qëndruar një hap prapa, nuk ka ndërhyrë as për të ndihmuar miqtë e Hezbollah-ut, as të Hamasit, sepse përparësia e tij ka qenë të ruajë veten.
Në fakt, ky është konflikti i tij i parë i drejtpërdrejtë. Nga 1980 deri në 1988, Irani luftoi kundër Irakut, por Khamenei mori postin pas ajatollah, Ruhollah Khomeinit, themeluesit të Republikës Islamike, në vitin 1989, pas përfundimit të luftës.
Për herë të parë, në moshën 86-vjeçare, Udhëheqësi Suprem ndjen se është realisht në rrezik. Edhe Netanyahu, dje, deklaroi se nuk përjashton mundësinë e vrasjes së tij.
Khamenei ndodhet nëntokë me familjen, përfshirë edhe djalin e dytë, që shihet si pasardhës i mundshëm, por nuk fle më i qetë.
Duke parë fatin e krerëve të aparatit ushtarak iranian ditën e parë të sulmeve izraelite, disa nga të tijtë po mendojnë sesi të shpëtojnë.
Iran International, gazeta me seli në Londër, e kontaktuar nga Corriere, e konfirmon lajmin në faqen e parë:
“Ali Asghar Hejazi, zëvendësshefi i kabinetit të Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, mendohet se po negocion me zyrtarë rusë për të siguruar një dalje të mundshme nga Irani për veten dhe familjen në rast përshkallëzimi të situatës”, theksojnë burimet e Corriere.
Gazeta shkruan se një zyrtar i lartë rus ka siguruar Hejazin se në rast përshkallëzimi, Moska do të mundësojë evakuimin e tij nëpërmjet një korridori të sigurt.
Nuk do të ishte i vetmi. Edhe të tjerë po përgatisin rrugët e tyre të shpëtimit. Këtë e ka deklaruar edhe Netanyahu: “Iranianët po bëjnë gati valixhet.
Si çdo luftë, edhe kjo, sapo ka filluar, ka shkatërruar shtëpi dhe dyqane, por situata nuk dukej aq kritike.
Por, burimet paralajmërojnë ndaj duke thënë se sot është ndryshe. Në orët e fundit, Izraeli ka goditur fort Republikën Islamike. Krenaria dhe uniteti ekzistojnë vetëm kur fiton. Kur bëhet e qartë se po humbet, bëhet e pamundur për ultrakonservatorët t’i kërkojnë popullit që t’i ndjekë në këtë çmenduri.
Top Channel