Mungesa e George Soros në dasmën e të birit, ai i organizoi çiftit një festë një ditë para ceremonisë

17/06/2025 10:05

Miliarderi amerikan George Soros mungonte në dasmën luksoze të djalit të tij, Alex, i cili u martua me Huma Abedin, një ish-ndihmëse e ngushtë e Hillary Clinton, të shtunën, më 14 qershor.

Edhe pse babai i dhëndrit nuk mori pjesë në ceremoni, ai organizoi një festë për çiftin një ditë më parë.

Alex Soros, 39 vjeç, shkëmbeu betimet me Abedin, 49 vjeç, në një ceremoni madhështore në rezidencën e tij Water Mill në New York City, ku morën pjesë një mori personazhesh të famshëm nga bota politike dhe e argëtimit. Të ftuarit përfshinin Bill dhe Hillary Clinton, Kamala Harris dhe Doug Emhoff, Nancy Pelosi, Chuck Schumer, Hakeem Jeffries, komedianin Jimmy Fallon dhe kryeredaktoren e Vogue, Anna Wintour.

Megjithatë, 94-vjeçari George Soros nuk mori pjesë në ceremoni, sipas Page Six. Në vend të kësaj, ai thuhet se organizoi një festë private të premten, më 13 qershor, një ditë para dasmës, e cila u drejtua nga një rabin dhe një imam. Një burim i tha medias se ai dhe gruaja e tij, Tamiko Bolton, “mbajtën një ceremoni private familjare të premten në mëngjes në shtëpinë e tyre”.

I njëjti burim siguroi se Soros është “në shëndet të plotë”, kur u pyet nëse mungesa e tij në dasmë ishte për shkak të arsyeve shëndetësore.

Alex Soros ndau një foto me të atin në rrjetet sociale për Ditën e Babait, në të cilën ata pozuan së bashku, duke shkruar në mbishkrimin e postimit të tij: “Gëzuar ditëlindjen babait më të mirë! Ishte e veçantë kjo festë këtë vit”.

Shihni postimin e tij.

Darka para dasmës përfshinte një vakt familjar, ku Alex Soros donte të nderonte të atin, duke zbuluar në një intervistë me “Vogue” se ngjyra blu e smokingut të tij, ngjyra e tij e preferuar, i kujtonte momentet e tyre. “Ishte edhe ngjyra e preferuar e nënës sime. Nuk blija shumë rroba të reja, sepse ajo më mësoi se rrobat e mira i rezistojnë kohës”, tha ai.

Top Channel