
Ushtria izraelite (IDF) eliminoi mbrëmjen e kaluar komandantin e selisë ushtarake Khatam al-Anbiya, Ali Shadmani, i cili zëvendësoi Gjeneral Lejtnant Gholamali Rashid javën e kaluar pasi ky i fundit u vra nga IDF.
“Për herë të dytë, IDF ka eliminuar Shefin e Shtabit të Iranit gjatë kohës së luftës, komandantin më të lartë ushtarak të regjimit. Pas informacionit të saktë të marrë nga Drejtoria e Inteligjencës së IDF dhe një mundësie të papritur natën e së enjtes deri të premten, Forcat Ajrore Izraelite sulmuan një qendër komande në zemër të Teheranit dhe eliminuan Ali Shadmani-n, Shefin e Shtabit të kohës së luftës, komandantin ushtarak më të lartë dhe figurën më të afërt me Udhëheqësin Suprem të Iranit Ali Khamenei“, thuhej në një njoftim për shtyp të IDF në Telegram.
“Në fillim të operacionit, ai u emërua komandant i Forcave të Armatosura Iraniane pas eliminimit të paraardhësit të tij, Alaa Ali Rashid. Qendra e komandës së emergjencave Khatam al-Anbiya, nën komandën e tij, ishte përgjegjëse për menaxhimin e operacioneve luftarake dhe miratimin e planeve të zjarrit të Iranit. Në rolet e tij të ndryshme, ai ndikoi drejtpërdrejt në planet operacionale të Iranit që synonin Shtetin e Izraelit”, thuhet më tej në njoftim.
Top Channel