Konflikti në Lindjen e Mesme, OKB: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë penguar

17/06/2025 21:15

Sulmet izraelite i kanë ndaluar “në mënyrë të konsiderueshme”, por jo plotësisht, aftësitë e pasurimit bërthamor të Iranit, tha për CNN kreu i organit mbikëqyrës bërthamor të Kombeve të Bashkuara.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, i tha gazetares Christiane Amanpour të CNN se sulmet kanë dëmtuar disa impiante bërthamore, ku Natanzi është goditur më rëndë.

Impiantet e saj mbitokësore të pasurimit u “shkatërruan plotësisht”, ndërsa impiantet elektrike u “shkatërruan gjithashtu”, duke shkaktuar mosfunksionim të centrifugave nëntokësore.

Rreth tre ose katër ndërtesa në termocentralin bërthamor të Isfahanit pësuan gjithashtu dëme “të konsiderueshme”, por objektet e tij nëntokësore duket se nuk janë prekur.

Ndërkohë, vendi i pasurimit në Fordow nuk duket se ka pasur dëme të konsiderueshme përveç “ndikimeve perimetrale”, tha Grossi.

I pyetur se sa kohë do t’i duhej Iranit për të zhvilluar teorikisht një armë bërthamore, Grossi vlerësoi se nuk ishte çështje ditësh, por as vitesh.

Top Channel