Hidhet shorti për raundin e parë kualifikues në Champions League, ja me kë do përballen kampionët e Egnatias

17/06/2025 15:22

Egnatia, ekipi kampion i Kategorisë Superiore, ka mësuar kundërshtarin në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

Kampionët e Shqipërisë do të luajnë ndaj islandezëve të Breidablik.

Ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri, ndërsa ajo e kthimit në Islandë.

Kampionia e Kosovës, Drita do të përballet me Diferdange nga Luksemburgu, ndërsa Shkëndija e Tetovës sfidon uellsianët e The New Saints.

Top Channel