
Qeveria shqiptare është përfshirë në një operacion evakuimi të pesë shtetasve shqiptarë nga Izraeli.
Është ministri punëve të jashtme Igli Hasani ai i cili tregoi detajet e këtij operacioni ku është përfshirë edhe konsulli i Shqipërisë në Liban Marc Ghorayeb.
“Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit. Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri. Largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro. Falënderojmë autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë”, u shpreh Marc Ghorayeb.
Eksluzivisht për gazetarin Top Channel, Muhamed Veliu nga Libani Marc Ghoryeb konsulli i Shqipërisë atje njëherazi këshilltar i kryeministrit Edi Rama për Lindjen e Mesme, tregon detaje nga nxjerrja e 5 shqiptarëve nga Izraeli.
“Mbi të gjitha dua të falënderoj ambasadoren tonë në Izrael Meri Kumbe për punën e saj të vështirë nën bomba duke marrë këta shtatash shqiptarë të cilët donin të largoheshin. Bashkëpunuam për nxjerrjen e tyre me shtetin e Egjiptit me të cilin Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera ndër vite të cilat janë vetëm forcuar. Egjipti kurrë nuk ka thënë jo sa herë kemi patur nevojë për ndihmë siç ishte edhe ky rast më i fundit. Kemi koordinuar me JID shërbimin inteligjent të Egjiptit dhe dua ti falënderoj ata bashkë me kryeministrin dhe presidentin. Mbi të gjitha falënderimet shkojnë për kryeministrin Rama i cili ka ndërtuar këtë marrëdhënie të fortë me Egjiptin dhe vendet e rajonit këtu. Të evokuarve i uroj çdo të mirë e plot bekime”, tha konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb.
Top Channel