
Pas 26 vitesh në drejtimin e klubit durrsak, Edmond Hasanbelliu ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të klubit Teuta.
Në një mesazh të bërë publik pak më parë nga vetë klubi, Hasanbelliu ka ndarë publikisht vendimin e tij, duke e cilësuar të vështirë, por të menduar gjatë. Ai shprehet se pas një periudhe të gjatë angazhimi dhe përkushtimi, ka vendosur të kërkojë mundësi të reja në jetën profesionale dhe personale.
Mesazhi nga Edmond Hasanbelliu:
Me keqardhje, dua të njoftoj se kam dhënë dorëheqjen nga pozicioni i Presidentit. Pas një periudhe të gjatë angazhimi dhe përkushtimi, kam vendosur që të hap një kapitull të ri në jetën time, duke kërkuar mundësi të reja profesionale dhe personale.
Gjatë kohës që kam qenë pjesë e shoqatës, kam pasur mundësinë të kontribuoj në zhvillimin e projekteve të ndryshme dhe të punoj me shumë individë të jashtëzakonshëm. Për këtë, ndjehem i vlerësuar dhe i falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin që kam marrë nga çdo anëtar i shoqatës.
Edhe pse po largohem, kam besim që shoqata do të vazhdojë me të njëjtin entuziazëm dhe përkushtim në realizimin e qëllimeve të saj. Do të mbaj gjithmonë një lidhje të ngushtë me të gjithë dhe i uroj suksese të gjithëve në të ardhmen.
Faleminderit për të gjitha momentet dhe mundësitë që kam pasur për të kontribuar në këtë udhëtim!
Top Channel