
Sir Elijah Blue Allman u dërgua me urgjencë në një spital të Kalifornisë pas një mbidoze droge. Sipas TMZ, jeta e tij ishte në rrezik.
Burimet thonë se Allman ka qenë në spitalin Joshua Tree, Kaliforni, që nga mëngjesi i së shtunës, 14 qershor. Ende nuk është sqaruar se çfarë substancash kishte konsumuar djali i këngëtares Cher. 47-vjeçari mbetet i shtruar në spital dhe po merr kujdesin më të mirë të mundshëm, ndërsa mjekët thonë se është me fat që ka mbijetuar.
Burime pranë familjes thonë se shqetësimi i vetëm i Cher tani është shëndeti i të birit, duke bërë gjithçka që mundet për t’i siguruar atij ndihmën që i nevojitet.
TMZ Exclusive: Elijah Blue Allman, Cher's son, overdosed in Southern California this weekend.
What we know: https://t.co/Dowl3mULDX pic.twitter.com/zvb4qMkUSh
— TMZ (@TMZ) June 16, 2025
Elijah Blue Allman ka folur publikisht për betejën e tij me drogën në të kaluarën, duke zbuluar në një intervistë të vitit 2014 se filloi ta përdorte në moshën 11 vjeç. “Kam pasur disa përvoja pranë vdekjes… Gjithmonë jam përpjekur të ruaj një ekuilibri, por nuk mund ta kontrollosh dot kurrë”, tha ai.
Në vitin 2023, këngëtarja kërkoi kujdestarinë e djalit të saj, duke pretenduar se ai ishte “shumë i paaftë për të menaxhuar financat e tij për shkak të problemeve serioze të shëndetit mendor dhe varësisë”. Disa muaj më vonë, të dyja palët arritën një zgjidhje, duke i dhënë fund kësaj mosmarrëveshjeje ligjore.
Top Channel