
15/06 19:49
Xheneta ka bërë një tjetër deklaratë të fortë në “Trotuar”, pjesë e “E Diell” në Top Chanel.
Referuar episodit të kaluar dhe një incidenti të ndodhur me Kader Kicaj, Xheneta tha se i dashuri i Kaderit e ka telefonuar dhe e ka kërcënuar.
“Mua s’më duket e hijshme kur meshkujt përzihen te zënkat e vajzave. Unë vetë i zgjidh problemet e mia vetë. Ka pasur një ndërhyrje, ka ndodhur javën e kaluar. Më ka marrë i dashur i saj (Kaderit), a ça e ka, në telefon dhe më ka kërcënuar. I dashuri më ka marrë në telefon dhe më ka kërcënuar për çfarë i ka thënë ajo. S’më duket aspak e hijshme. Edhe gocat nuk më duken të hijshme që marrin të dashurit në telefon që të zgjidhin problemet e veta”, u shpreh Xheneta.
Top Channel