“Është e qartë që Tehrani nuk është i sigurt”, qytetarët iranianë: Nuk marrim alarme ose paralajmërime nga zyrtarët për sulmet izraelite

15/06/2025 22:26

Dyqanet në Teheran u mbyllën një nga një kur ndodhën sulmet e Izraelit ndaj Iranit sot.

Kishte radhë të gjata në pikat e karburantit në të gjithë qytetin. Shumë prej tyre janë përpjekur sot të largohen për në zona më të largëta, larg çdo objektivi të mundshëm izraelit, por nuk kanë mundur të dalin nga provinca për shkak të trafikut të dendur.

Një iranian, i cili arriti të largohej nga Teherani për në një provincë tjetër, tha: “Nuk mendoj se e kam përpunuar plotësisht që po jetoj në një zonë aktive lufte dhe nuk jam i sigurt se kur do të arrij ta pranoj.

“Kjo nuk është lufta ime. Nuk po mbështes asnjërën palë, dua vetëm të mbijetoj së bashku me familjen time”, shtoi ai.

“Teherani nuk është i sigurt, është e qartë. Nuk marrim alarme ose paralajmërime nga zyrtarët për sulmet izraelite. Thjesht dëgjojmë shpërthimet dhe shpresojmë që vendi ynë të mos goditet. Por ku mund të shkojmë? Askund nuk ndihet i sigurt”, thotë një tjetër qytetar i Tehranit.

Iranianët kanë krijuar grupe në aplikacionet e mesazheve duke u përpjekur të gjejnë të tjerë për të udhëtuar larg Teheranit, megjithatë shumica janë të ndaluara në Iran dhe përdorin VPN për t’i aksesuar ato.

Kam parë mesazhe të dërguara në këto grupe, me njerëz që paralajmërojnë njëri-tjetrin të jenë të kujdesshëm në lidhje me sulmet ndërsa përpiqen të largohen nga qyteti.

Top Channel