Përplasje mjetesh në afërsi të fshatit Çiflig në Korçë.

Aksidenti ka vetëm pak minuta që ka ndodhur, ndërsa sipas informacioneve mësohet se një person po dërgohet në spitalin e qytetit por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga përplasja e dy mjeteve janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Top Channel