Aksident në aksin Korçë-Kapshticë/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, dyshohet për të plagosur

15/06/2025 16:27

Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në aksin Korçë – Kapshticë, në afërsi të fshatit Cangonj.

Nga informacionet paraprake, mësohet se janë përplasur dy mjete ndërsa dyshohet se ka edhe të plagosur.

Policia dhe ambulanca sapo kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Sakaq priten të tjera detaje në vijim.

Top Channel