Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, reagon Kremlini: Dënojmë përshkallëzimin e situatës, të ketë dialog mes vendeve të Lindjes së Mesme

13/06/2025 11:37

Izraeli zhvilloi një sulm ndaj Iranit, duke goditur objekte kyçe të programit bërthamor iranian.

Ky sulm erdhi në një kohë kur tensionet mes dy vendeve janë në nivelin më të lartë në dekada, duke rritur frikën për një përshkallëzim më të gjerë në rajonin e Lindjes së Mesme.

Reagimi ndërkombëtar ishte i menjëhershëm, ndërsa Rusia, një nga aktorët kryesorë në skenën globale, shfaqi shqetësim të thellë për këtë përshkallëzim.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga agjencia Ria Novosti, dënoi ashpër veprimet që mund të çojnë në destabilizim të mëtejshëm të rajonit, shkruan Ansa.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për përshkallëzimin e tensioneve midis Izraelit dhe Iranit dhe dënojmë fuqimisht çdo veprim që rrit rrezikun e konfliktit ushtarak në Lindjen e Mesme,” deklaroi Peskov.

Kjo zhvillim ndodh ndërsa Irani ka refuzuar vazhdimisht t’i japë fund programit të tij bërthamor, duke pretenduar se ai është për qëllime paqësore. Megjithatë, Izraeli e sheh këtë si kërcënim ekzistencial dhe ka kërkuar me insistim ndërhyrje ushtarake për ta ndalur atë.

Top Channel