
15/06 22:26
Ushtria izraelite ka raportuar se Irani ka lëshuar qindra raketa balistike drejt Izraelit.
Sipas tyre ngjarja ka ndodhur pak kohë më parë dhe sistemet e saj të mbrojtjes po punojnë për të ndaluar kërcënimin.
Banorëve i është thënë të hyjë në strehimore deri në njoftim të mëtejshëm.
“Pak çaste më parë, me lëshimin e qindra raketave të ndryshme balistike drejt territoreve të pushtuara, ka filluar operacioni i përgjigjes vendimtare ndaj sulmit të egër të regjimit sionist“, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA.
Top Channel