Në burg që prej tetorit/ Ish presidenti Ilir Meta kërkon ndryshim të masës, ja argumentet që paraqet avokati

13/06/2025 14:15

Ish presidenti Ilir Meta i kërkon gjykatës që të ndryshojë masën e ‘arrestit në burg’ dhe ta lirojë.

Prej tetë muajsh si i paraburgosur Meta kërkon që gjykata të detyrojë SPAK-un që të raportojë mbi veprimet që po kryen dhe të informojë mbi gjendjen e procedimit, mbasi ka bindjen se akuza nuk ka administruar asnjë provë prej 20 tetorit kur dhe e arrestoi.

Meta i thotë gjykatës se ka qenë në dispozicion të hetimeve, ndërsa i kujton faktin që është lideri opozitar i Partisë së Lirisë dhe ky është një argument tjetër përse gjykata duhet ta lirojë.

Top Channel